Home Aktualitet Po lahej në det, mbytet gruaja tek Shkëmbi i Kavajës

Po lahej në det, mbytet gruaja tek Shkëmbi i Kavajës

nga Editor

Një grua është mbytur në det mëngjesin e së martës. Mësohet se bëhet fjalë për një 60-vjeçare ndërsa ngjarja ka ndodhur në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës. 60-vjeçarja me iniciale K.K., banonte në Elbasan dhe dyshohet të jetë mbytur ndërsa lahej në det.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2020, rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme te ngjashme