Home Aktualitet Kampi i LRI-së në Jalë, Kërpaçi: Është koha e rinisë

Kampi i LRI-së në Jalë, Kërpaçi: Është koha e rinisë

nga Editor

Lëvizja Rinore për Integrim ka vijuar dhe sivjet traditën e zhvillimit të kampeve verore me të rinjtë. Aktiviteti i zhvilluar në Jalë ka në qendër organizimin e të rinjve, zhvillimin e trajnimeve me tematika të ndryshme sociale dhe politike, si dhe argëtimin.
Dita e parë e LRI Summer Camp 2020 u hap sot mbrëmje me përshëndetjen e organizatave rinore ndërkombëtare. Drejtues të forumeve rinore të partive kryesore në vendet e BE, përshëndetën të rinjtë e LRI-së dhe vlerësuan faktin që LSI-ja ka në përbërjen e saj më shumë të rinj se çdo forcë tjetër politike në Shqipëri.
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, gjatë fjalës së saj u shpreh se LRI-ja është një nga forumet rinore me aktive që përgjatë viteve ka treguar se përfaqëson vlerat më të mira rinisë dhe shoqërisë shqiptare. Duke u ndalur në sidat që e presin politikën gjatë vitit që vjen, Kërpaçi tha se ky do të jetë viti i rinisë.

Lajme te ngjashme