Home Aktualitet Ogerta, edhe të dhj*rë, edhe krenar, sikur nuk shkon!

Ogerta, edhe të dhj*rë, edhe krenar, sikur nuk shkon!

nga Editor

Presidenti Meta shperndau sot nje raport te OBSH ku thuhej se Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një numër më të ulët mjekësh në raport me popullsinë në botë.

Si gjithnjë Rama u vu në veprim kur propaganda e shplarë i del ne siperfaqe dhe i dha urdher ministres se shendetesise Ogerta Manasterliu qe te reagoje. Kjo e fundit u mbrojt duke thene se te dhenat ishin te vitit 2016 dhe si gjithnje me moton fajin e ka Saliu!

Ogerta xhan, mos na e trazo stomakun ne keto dite vere se pak na ka ngarkuar vapa. Te flase Rilindja per shendetesine eshte njesoj si Lym Murrizi me Ralfin e Rudinën të drejtojnë qeverinë!

Ishte keqqeverisja juaj Ogerta qe detyroi mijera te rinj te ikin nga vendi, mes tyre studente te shumte te mjekesise e infermierise. I harrove radhet ne dyert e ambasadave te te rinjve qe te kujtonin vitet ’90?!

Ishte korrupsioni juaj galopant Ogerta, qe me PPP- te e Chek Up-it dhe dializes futet ne xhepat e oligarkeve leket qe mund te investoheshin per sistemin.

Mos fol me Ogerta, he t’ lutsha! Se ka nje fjale te urte populli: Edhe të dhjerë, edhe krenarë, nuk shkon!

Lajme te ngjashme