Largimi i Ilir Kërnit dhe emërimi i Laert Vasilit

Read Time:1 Minute, 12 Second

Nga Gentian Çala

Dy ngjarje me zanafillë në Shqipëri, dy produkte shqiptare, njëri mjeshtër i shquar, njeri i kompletuar që nuk ka flirtuar me pushtetin, kurse tjetri një megafon proqeveritar. Iliri e la vendin dhe sot ka pasur një njoftim që ai emërohet drejtues i Trupës së Baletit në Split. Para disa ditëve Laerti emërohet drejtues i Teatrit të Durrësit “Aleksandër Mojsiu”.

Paralelizmi është për dy figura nga arti, ku njëri zgjedh largimin dhe tjetri zgjedh pushtetin. Të dy të drejtë kanë, të bëjnë zgjedhjen e tyre, por qasja e shtetit ndaj tyre ndryshon. Shërbimi paguhet dhe indiferenca jo. Ky është sistemi i vlerave që kemi ndërtuar?! Duhet që ky rast, por edhe shumë të tjerë si ky, të na bëjnë të reflektojmë.

Ne po shkatërrojmë themelet, parimet e ndërtimit të një shoqërie, ku elitat bëhen me abone qeveritare, ku ata që nuk pleksen me politikën ndihen të përjashtuar. Ne duhet të mbrojmë vlerat e vërteta dhe elitat nga vdekja, nga ikja, nga harresa, përndryshe po kthehemi në një shoqëri nomadësh, në një vend të shkretë.

Iliri u largua, atij nuk i tha njeri ik, por nuk do të largohej nëse ne do të dinim ta mbanim. Ne kemi harruar se si mbahen Ilirët dhe i kemi zëvendësuar ata me Laertët. Oborri ynë i pushtetit ka nevojë për të dytin, kurse ne si shoqëri kemi nevojë për një set të ri vlerash, qoftë edhe pa u bërë marioneta të dikujt.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post E çmoj veprimin e z. Eduart Selami për t’u kthyer në PD
Next post Raporti i Komisionit të Venecias, Xhixho: Për Presidentin vendos vetëm Gjykata Kushtetuese