Home Aktualitet E çmoj veprimin e z. Eduart Selami për t’u kthyer në PD

E çmoj veprimin e z. Eduart Selami për t’u kthyer në PD

nga Albina Hoxhaj

Nga Indrit Vokshi

E çmoj veprimin e z. Eduart Selami për t’u kthyer e angazhuar më aktivisht me PD.

Në Kuvendin e prillit 2018 z.Selami foli ashpër kundër lidershipit të partisë. Disa e fishkëllyen, disa bërtitën dhe e fyen. E shkrujta edhe atëherë, gabuan, pa dyshim. Ka qenë kryetar i PD, deputet i PD dhe minimumi që duhet t’i ofrojë partia e vet është ta dëgjojë me qetësi duke mos qenë dakort. Sot Partia Demokratike afrohet drejt shanceve reale që në të parat zgjedhje të jetë parti fituese e cila përcakton kryeministrin. Si në qendër, si në rrethe, ka nevojë që demokratët të bashkohen dhe ta sjellin sigurt të djathtën në qeverisje. PD është parti e testuar dhe e provuar se qeveris. E provuar se largohet nga pushteti duke i lënë vendit trashëgimi në asete e prestigj, megjithë veset që mbart. Në rreth, degë, kam bërë përpjekjet e mia krejt modeste për tu takuar me eksponentë të partisë të cilët janë shtyrë apo nuk janë respektuar si prej PD-së së 2009-2013, si prej lidershipit të ri të 2013-2018. Për të mos mbajtur inate edhe me njerëz me të cilët për qejf nuk takohem kurrë. I kam falenderuar për mikpritjen dhe pjekurinë. Në ketë moment sheshohen shumë gunga, mjekohen shumë plagë, fiken shumë zjarre inatesh dhe njerëzit bashkohen për rrotacion. Për t’i dhënë jetës shqiptare një temp të ri, një ritëm tjetër frymëmarrjeje. Për t’i dhënë vendit jo mrekulli por të paktën qeverisje. Se këtu po jetojmë, prekemi direkt a indirekt prej çdo poshtërsie.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!