Home Aktualitet Çupi: Është prekur buka, shqiptarëve ju mohohen ushqimet bazë…kjo është e pafalshme!

Çupi: Është prekur buka, shqiptarëve ju mohohen ushqimet bazë…kjo është e pafalshme!

nga Editor

‘Është prekur deri edhe te buka e gojës e ushqimi i përditshëm’.

Sipas ish-deputetes së PD-së, Dhurata Çupi qeveria ka dështuar për të siguruar jetesën minimale të shqiptarëve. Shqipëria rekord për çmimin më të lartë të ushqimeve.

‘Shqiptarëve ju mohohen ushqimet bazë në tryezë. Mbi ta rëndojnë çmimet e larta të ushqimeve dhe pagat e ulëta’, tha ajo .

‘Shqipëria në një tjetër rekord me të dhëna paradoksale krahasuar me rajonin dhe Europën’, thekson në postimin e saj, ish-deputetja Çupi.

Reagimi i plotë i Dhurata Çupit:

Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe në Europë që  ka nivelin më të ulët të pagave e që renditet me nivelet me te larta të çmimit të ushqimeve në Europë.

Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet  e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, me nivelin më të larte ne rajonin e Ballkanit, e ndjekur nga Serbia me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%),  Bosnja (74.5%) ndërsa Maqedoni ka nivelin më të ulët te çmimeve me 60% të mesatares europiane.

Kështu paradoksalisht, shqiptarët që kanë nivelin më të ulët të ardhurave ne rajon, ushqimet e shportës i paguajnë më shtrenjtë duke i detyruar ata te heqin nga kjo shportë ushqimet e duke mbajtur vetëm ato bazike.

Në këto kushte shqiptarët janë te detyruar që  peshën më të  lartë të shpenzimeve mujore ta kenë  për ushqime, ne masën të shpenzimeve me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit.

Politikat ekonomike të qeverisë,  te gjitha në  favor të miqve oligarkë, jo vetëm që nuk i kanë pasuruar shqiptarët por i ka vënë ata në vështirësi të heqin nga tryezat edhe ushqimet e përditshme për shkak te pamundësisë.

Kjo është e pafalshme.

Është prekur deri edhe te buka e gojës e ushqimi i përditshëm.

Kjo situatë duhet dhe do te marre fund shume shpejt.

Vota e shqiptarëve do ta ndëshkojë këtë qeveri qe i ndëshkoi shqiptarët edhe me sofrën bosh për fëmijët.

#ditëmëtëmira

Image

Lajme te ngjashme