Home Aktualitet Tani që mbaroi Champions, besoj se do t’i hedhim një sy realitetit real…

Tani që mbaroi Champions, besoj se do t’i hedhim një sy realitetit real…

nga Editor

Nga Dritan Shano

Tani që mbaroi Champions League dhe Europa League, besoj se do t’i hedhim një sy realitetit real:

1. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë në bazë të Kushtetutës;
2. Nuk kemi kryer plotësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe vënien e këtyre gjykatave në funksionim sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;
3. Nuk kemi një Reformë zgjedhore e cila bën që qytetarët të zgjedhin ata që duan;
4. Nuk kemi një vullnet dhe plan veprimi për të luftuar korrupsionin;
5. SPAK nuk është finalizuar sipas Kushtetutës;
6. Nuk kemi ndërprerë numrin e lartë të azil kërkuesve;
7. Nuk është amenduar ligji për mediat sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;
8. Nuk janë nisur procedurat kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale;
9. Nuk janë nisur hetimet për blerjen e votave;
10. Nuk ka një vijimësi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshi dhe proçedimin e përfundimin e proçedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar;
11. Nuk ka një progres të prekshëm në reformën administrative;
12. Nuk po zbatohet reforma elektorale dhe mungon një vendim përfundimtar për votimet e 30 Qershorit 2019;
13. .
14. .
15. .
16. Të dëmtuarit nga tërmeti akoma flenë në çadra;
17. Buxheti i shtetit vazhdon paguan PPP që nuk kanë filluar akoma;
18. Borxhi publik po shkon 100% e PBB;
19. Kauzat e drejta bëhen qesharake për shkak të njerëzve që flasin për to;
20. Politika dhe ambasadat nuk ndahen nga oligarkët. As kanë ndërmend. Përkundrazi!

Lum si ne!

Lajme te ngjashme