Home Aktualitet Ylli Ndroqi: Duan të ndalin zërin e RTV Ora dhe Ora News. Shpejt do dalë e vërteta

Ylli Ndroqi: Duan të ndalin zërin e RTV Ora dhe Ora News. Shpejt do dalë e vërteta

nga Editor

“Gushti duhet të ishte për t’ju uruar pushime të mbara, por ata që punojnë në prapaskenë ndaj Ora News, nuk ndalojnë Tashmë pa dorashka për të ndalur zërin e Rtv Ora dhe Ora News, këtë radhë kërkojnë sekuestrimin e 15 viteve histori”. Shkruan Presidenti i “Yldon Media Group” në një mesazh postuar në rrjetet sociale, pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha se është urdhëruar sekuestrimi i arkivës dhe i serverit të televizionit Ora News

“Ju siguroj që askush nuk mund të vërë dorë mbi mundin dhe punën e qindra gazetarëve. E aq më shumë askush nuk do të më ndalojë të publikoj surpriza edhe pak, durim, dokumente, video” nënvizon më tej zoti Ylli Ndroqi në mesazhin e tij postuar sot dhe në rrjetet sociale.

Më tej presidenti u jep kurajo stafit të dy televizioneve të vijojnë me guxim punën e nisur pasi e vërteta do të dalë shumë shpejt.

Ylli Ndroqi: “Stafit të dy televizioneve u them që të vazhdojnë me guxim, sezoni i ri po vjen, kam bindjen se do të jenë më të fuqishëm. Edhe pse larg fizikisht, jam me ju ashtu siç kam qenë në gjithë këta vite. Për miqtë, i siguroj se e vërteta do të dalë shpejt dhe bashkë me të dhe shumë e shumë të tjera”

Lexoni me shume denoncimin e Sali Berishes

Më 1 gusht nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesë të SPAK vendosi sekuestro të pronave të Ylli Ndroqit, mes tyre dhe të RTV Ora dhe Ora News.

Ndërsa më 3 gusht forca të shumta RENEA mësynë ambientet e dy televizioneve.

Vendimi është ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe pritet që vendimi të merret këto ditë.

Lajme te ngjashme