Home Aktualitet Largimi i mjekëve, ish-ministrja për raportin e OBSH: Duhet të merren masa urgjente!

Largimi i mjekëve, ish-ministrja për raportin e OBSH: Duhet të merren masa urgjente!

nga Editor

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga OBK ku theksohej problemi i mungesës së mjekëve në vendin tonë.

Përmes një postimi në “Facebook” Gjosha shkruan se prej vitesh tashmë po largohen me mijëra mjekë dhe infermier, të detyruar nga mungesa e Infrastrukturës spitalore, mungesa e vlerësimit financiar dhe profesional. Sipas saj, ky është një moment kritik kur duhet të merren masa urgjent për plotësimin e stafit me mjekë profesionistë

REAGIMI I GJOSHËS

Mungesa e mjekëve në Shqipëri është një problem i theksuar edhe nga OBSH. Prej vitesh tashmë po largohen me mijëra mjekë dhe infermier, të detyruar nga mungesa e Infrastruktures spitalore, mungesa e vlerësimit financiar dhe profesional.

Ky është një moment kritik kur duhet të merren masa urgjent për plotësimin e stafit me mjekë profesionistë. Përcec emergjencës të krijuar nga Covid, edhe të sëmurët kronikë kanë nevojë për përkujdesje të vecantë! Buxheti i vitit të ardhshëm duhet ta reflektojë këtë problematikë dhe t’i japë zgjidhje kësaj plage të rëndë në sistemin shëndetësor!

Motoja jonë duhet jetë “Shëndeti vjen i pari”, por kjo nuk bëhet me fjalë dhe show, ajo kërkon mbështetje reale nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe arsimit me standarte për të prodhuar breza të aftë profesionalisht!

Lajme te ngjashme