Home Aktualitet Tentativa e Ramës për të ndërhyrë në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi/ Këshilltari politik gjerman, Henze: Turpi i historisë botërore!

Tentativa e Ramës për të ndërhyrë në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi/ Këshilltari politik gjerman, Henze: Turpi i historisë botërore!

nga Editor

Këshilltari politik gjerman në partinë CDU të Angela Merkel ka reaguar lidhur me tentativën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi.

Në një postim në Twitter, Henze e quan këtë ndërhyrje si turpin e historisë, pasi vetë Rama është i dyshuar për vjedhjen e zgjedhjeve në Shipëri.

Autokrati shqiptar Rama, i cili është vetë i korruptuar dhe i dyshuar për manipulim të zgjedhjeve, nxori jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese 3 vjet më parë. Prandaj populli shqiptar shtypet, tani dëshiron të bashkohet me kolegun e tij Lukashenko, një tjetër turp i historisë botërore,- shkruan Henze.

Në postimin e tij, Henze ka shpërndarë disa foto të protestave të dhunshme në Shqipëri, siç ishin protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, kur policia dhunoi barbarisht qytetarët, duke dhënë kështu një panoramë më të qartë të paradoksit të Ramës që kërkon të ndërhyjë në Bjellorusi, ndërkohë që vjedh zgjedhjet në vendin e tij e shtyp popullin e tij.

Lajme te ngjashme