Home Aktualitet Vasili publikon fotot e vrasjes së Musolinit, Çausheskut dhe Gedafit: Diktatorët kanë të njëjtin fund të tmerrshëm!

Vasili publikon fotot e vrasjes së Musolinit, Çausheskut dhe Gedafit: Diktatorët kanë të njëjtin fund të tmerrshëm!

nga Editor

Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka përkujtuar sot ditën e viktimave të nazizmit dhe komunizmit. Në facebook, Vasili ka publikuar disa foton nga ekzekutimet e diktatorëve. Në foto është varjes nga partizanët e diktatorit fashist, Benito Musolini dhe e gruas së tij në vitin 1945, vrasja e Nikola dhe Elena Çausheskut në Rumani në vitin 1989 dhe vrasjen e drejtuesit gjakatar të Libisë në vitin 2011, Muammar Gedafi.

“Diktatorët kanë të njëjtin fund të tmerrshëm ne çdo kohë!!  Sot në Ditën Europiane e Kujtimit të Viktimave te nazizmit e italianizmit në mënyrë të pashmangshme na vijnë në mend edhe diktatorët. Diktatorët në çdo kohë kanë pasur të njëjtin fund të tmerrshëm. Ata kanë paguar deri në një mizoritë, dhimbjet e thella dhe hidhërimin e madh që u kanë shkaktuar qytetarëve. Qofte shekulli i 20 apo i 21 ndëshkimi për diktatorët nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon…! P.S. Këto FOTO janë Kujtesë për çdo të çmendur të kohëve tona që ka endërr diktaturat. Kujdes…!!”,- shkruan Vasili në Facebook.

https://www.facebook.com/1701679976798494/posts/2429750010658150/

Lajme te ngjashme