Home Aktualitet Aksident i frikshëm në Pogradec mes dy makinash, dalin fotot nga vendngjarja

Aksident i frikshëm në Pogradec mes dy makinash, dalin fotot nga vendngjarja

nga Editor

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Pogradec. Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 17:00, në afërsi të fshatit Memlisht.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete, një tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. K., banues në Tiranë dhe një tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit, si edhe shtetasja L. K., rreth 65 vjeçe, banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ndërkaq janë publikuar edhe fotot e këtij aksidenti, ku shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Lajme te ngjashme