Home Aktualitet Banorët në çadra e konteinerë 9 muaj pas tërmetit: Shteti na ka braktisur

Banorët në çadra e konteinerë 9 muaj pas tërmetit: Shteti na ka braktisur

nga Editor

Sapo kalojmë portën e vjetër të familjes Zela para na shfaqet një çadër e madhe me mbishkrimin UNHCR brenda së cilës dy të moshuar. Halili dhe Sadetja 77 dhe 70 vjec kanë duruar të ftohtin e acartë të dimrit si dhe verën mbytëse.
Mjafton vetëm pak minuta brenda saj për të kuptuar se çadra i ngjet më shumë një sere si ato që përdoren për kultivimin e perimeve porse me një ndryshim brenda jetojnë njerëz, e për më tepër dy pleq.

Halili thotë se derën e tij prej shumë muajsh nuk e ka parë asnjë pushtetar vendor a në qendër përjashtuar në ato ditë të para të pas tërmetit kur të gjithë garonin se kush ti vinte më parë në ndihmë.

Njëri nga dy djemtë e Halilit ka gjetur një strehim provizor në një banesë me qera ku ka tërhequr edhe familjen ndërsa tjetri ndodhet larg në emigrim. Porse dy të moshuarve nuk u ndahet shprti nga shtëpia e kthyer në gërmadhë që përpak sa nuk I zuri të gjithë nën vete.

Lajme te ngjashme