Home Aktualitet Dita e kujtesës për viktimat. Homazhe në kampin e Tepelenës. Qeveria “Rama” asnjë ceremoni

Dita e kujtesës për viktimat. Homazhe në kampin e Tepelenës. Qeveria “Rama” asnjë ceremoni

nga Editor

Sot e gjithë bota përkujton viktimat e sistemeve totalitare. Në vendet e ish-republikave komuniste kjo ditë kremtohet me ceremoni shtetërore dhe homazhe në kampet vuajtjes së dënimit të të burgosurve të regjimeve. Në Shqipëri nuk ka ceremoni shtetërore dhe asnjë aktivitet zyrtar edhe pse vendi ynë njohu një nga regjimet më gjakatare të sistemit komunist.
E vetmja ceremoni është zhvilluar sot nga intelektualë, politikanë të opozitës dhe familjarë të viktimave të komunizmit në kampin e Tepelenës.
Ish-ministri Trian Shehu ka postuar foto nga përkujtimorja në Kampin e Tepelenës, një vendet me çnjerëzore ku diktatura dënonte ata që ishin kundër saj dhe familjarët e tyre.
Shehu shprehet se çdo deformim i demokracisë mund të na çojë në mohimin e lirive dhe duhet ndalur. “Tepelenë sot. Një ceremoni e thjeshtë përkujtimore për tragjedinë në atë kamp çnjerëzor të diktaturës. Çdo deformim i demokracisë e lirive mund të të çojë shumë larg në mohimin e tyre. Këtë duhet ta kujtojmë e rikujtojmë veçanërisht sot, kur Shqipëria është futur në rrugën e errët të autokracisë. Prej këtej fillon e Keqja e Madhe për popujt, kur ata vazhdojnë të ecin qorrazi në atë drejtim, pa thënë: Ndal!”,- shkruan Tritan Shehu.

Lajme te ngjashme