Home Politike Raporti i Komisionit të Venecias/ Vasili: Duhet të kenë pasur pëshpërima në vesh. Presidenti Meta doli shumë më i fortë

Raporti i Komisionit të Venecias/ Vasili: Duhet të kenë pasur pëshpërima në vesh. Presidenti Meta doli shumë më i fortë

nga Editor

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa komentoi raportin e Komisionit të Venecias, të publikuar dje, tha se ndjeu keqardhje për konsideratat politike në raport.

Në një intervistë në “Kjo Javë”, në “News24”, vasili u shpreh se Komisioni “duhet të ketë pasur pëshpërima në vesh”, ndërsa shtoi se Presidenti Meta doli shumë më i fortë për t’i shërbyer integritetit të vendit.

“E kisha shuar kërshërinë time, pas deklaratë së Mimi Kodhelit që dha deklaratën , ndërsa komisioni nuk kishte mbaruar punë dhe prisja një vlerësim pa vlerësim siç qe ky i Venecias. Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në lëvizje nga palët e interesuara dhe duhet të ishin o KQZ o maxhoranca dhe situata është kemi dekretet e pakontestuara të Presidentit. 30 qershori ishte një proces votimi i paligjshëm.Në fudn të fundit, këtu nuk kemi pasur të bëjmë me një kauz, ka qenë një veprim taktik i PS e cila e gejtur në një “bombardim” ndërkombëtar, u përpoq të stiste një kauz të cilën e dinte që ishte një kauz e humbur dhe Komisioni i Venecias ka dhëne një kontribut se nuk ka një çështje të Presidenti. Ndjeva keqardhje për konsideratat politike në raport. Konsideratat politike nga një organ i Këshillit të Europës, një lloj legjitimi i zgjedhjeve pa zgjedhje më krijoi keqardhje. Duhet të ketë pasur edhe pëshpërima në vesh, kjo ishte shumë vulgare.Presidenti Meta doli dhe u bë, në kuptimin e mirë të fjalës, shumë më i fortë në raportin e tij që t’i shërbejë integritetit kushtetues dhe tërësorë të vendit. Presidenti i Meta i ka bërë një shërbim shumë të madh”, tha Vasili.

Lajme te ngjashme