Home Aktualitet Krisma në Vlorë në mesnatë, 18-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Krisma në Vlorë në mesnatë, 18-vjeçari në gjendje kritike për jetën

nga Editor

Dje pas mesnate shtetasi Q. M (L), 36 vjeç banues në fshatin Kotë, ka plagosur me armë shtetasin J. R., 18 vjeç në fshatin Fushë Mavrovë.

18-vjeçari është dërguar me ugjencë drejt spitalit të Traumës dhe ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Burimet nga policia bëjnë me dije se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Grupi hetimor po punon për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Më datë 23.08.2020, rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme te ngjashme