Home Aktualitet Krijohet radhë kilometrike automjetesh në rrugën e Kombit

Krijohet radhë kilometrike automjetesh në rrugën e Kombit

nga Editor

Mëngjesin e sotëm është krijuar një radhë kilometrike e automjeteve në rrugën e Kombit.

Burime për Fax bëjnë me dije se shkak për trafikun është bërë rrezja e ngushtë e hyrjes në Urën e Drinit të Zi.

Fluksi është krijuar kryesisht në aksin rrugor Morinë-Kukës dhe mësohet se një pjesë e mirë e personave në automjete janë nga Kosova.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Kakavija u kthye në lajmin e ditës për shkak të radhës së automjeteve e cila arriti deri në 25 km.

Pas ditësh të tëra në radhë në vuajtje prej etjes, urisë dhe temperaturave të larta shtetasit shqiptarë arritën të kalonin kufirin për të shkuar drejt Greqisë ku edhe kanë ngritur jetën e tyre.

Lajme te ngjashme