Home Aktualitet Dalin pamjet e 34-vjeçarit që hipi në makinë duke thyer xhamat

Dalin pamjet e 34-vjeçarit që hipi në makinë duke thyer xhamat

nga Editor

U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur përshkallëzimin e një sherri mesditën e sotme në Tiranë. Shtetasi Robert Skara, 34 vjeç kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ia kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushte si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja” .

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Lajme te ngjashme