Home Aktualitet Manjani: Shqipëria më pak demokratike me Ramën, ja problemet që ka shkaktuar!

Manjani: Shqipëria më pak demokratike me Ramën, ja problemet që ka shkaktuar!

nga Editor

Nga Ylli Manjani

Ndoshta konsulentët e opozitës e dinë më mirë, por personalisht insistoj se Shqipëria nën sundimin e Edi Ramës është më pak demokratike; me pushtet abuziv monist; pa shtet të paanshëm dhe, me ligje abuzive masash individuale që kanë rrëzuar normat bazë të shtetit.

Shqiptarët në tërësi janë më pak të lirë se më parë dhe gëzojnë më pak të drejta që ua japin normat e shkruara. Ekonomia është problem pa dyshim, por liria, demokracia dhe ligji i pabarabartë janë kryeproblemi.

Nëse shqiptarëve i kthehet liria dhe u garantohen të drejtat me një shtet të paanshëm, ekonominë e rregullojnë vetë. Por për fat të keq, shqiptarët detyrohen të ikin sepse nëse është për të jetuar si emigrantë në këtë jetë është më mirë të jetosh në një vend të huaj ku merr kuptim kjo fjalë.

Ndaj Edi Rama duhet goditur fort tek kryeproblemet që i ka shkaktuar shoqërisë shqiptare.

  1. Instalimin e monizmit në vend të demokracisë.
  2. Vendosjen e pushtetit të tij mbi shtetin tonë.
  3. Mbylljen e gjykatave dhe zëvendësimin e tyre me policë.

Të tjerat janë pasoja të pashmangshme të kësaj keqqeverisje që në fakt quhet sundim.

Taksat, biznesi, borxhi publik, pastrimi parave etj janë tema makro të rëndësishme pa asnjë dyshim, por që kanë vështirësi të përceptohen masivisht …

Beteja e vërtetë është për Lirinë, Demokracinë dhe Sundimin e ligjeve normative për të gjithë njësoj.

Në këtë kuptim Rotacioni i radhës nuk mjafton. Duhet realisht përmbysje për të çelë një cikël të ri. Ndërtimin e marrëdhënie të re politike në vend…

Kam bindje (jo sondazhe) që kjo është realisht ajo që kërkon shumica.

Fakti që shumë zgjedhin në ikin, më tremb…😔😔😔

Lajme te ngjashme