Home Aktualitet Paloka: Hipokrizia e Kryeministrit, qan për Dorin por gruan ia hoqi nga puna!

Paloka: Hipokrizia e Kryeministrit, qan për Dorin por gruan ia hoqi nga puna!

nga Editor

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka përmes një statusi në Facebook ka reaguar për statusin që kryeministri Rama i kushtoi sot, shkrimtarit të ndjerë, Teodor Keko. Sipas Palokës, Rama është hipokrit dhe përdor si të gjallët ashtu edhe të vdekurit për të marrë prej tyre atë që nuk e ka vet

Statusi i Palokës

Hipokrizia eshte nje nga “cilesite” me tipike te nje njeriu te dale boje si Rama.

Sot ka bere nje status per te kujtuar Dor Kekon… Jam i bindur qe po ta lexonte Dori atje lart ku eshte, do kalonte nje here doren ne mustaqe dhe do nenqeshte me ate ironine e tij dashamirese. Dorin “e vogel” e donin te gjithe dhe i respektonte te gjithe. Nuk dua dhe nuk me takon mua te komentoj mardhenien e Rames me Dorin kur ishte ende mes nesh. Por nje fakt te njohur nga te gjithe miqte e Dorit nuk mund te mos e permend.

Pasi Dori u largua nga kjo jete, nje akt ka kryer Rama qe lidhet me te ; largoi nga puna Xhulin, bashkeshorten e Dorit megjithese e dinte shume mire qe rroga e shtetit ishte e vetmja e ardhur qe kishte. Pavarsisht se Dori ka qene gazetar, shkrimtar dhe deputete, ne e dijme te gjithe se ai kurre nuk u ndye me pislliqet e politikes.

E ky , me i qelburi i politikes, merr guximin sot ta kujtoje sepse keshtu eshte mesuar , te perdore te gjalle e te vdekur per te marre prej tyre ate qe nuk e ka vete, vlerat njerezore!

Lajme te ngjashme