Home Kronike Sarandë, oficeri i policisë humb jetën sapo del nga shtëpia

Sarandë, oficeri i policisë humb jetën sapo del nga shtëpia

nga Albina Hoxhaj

Një punonjës i policisë ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune në Sarandë. Sipas burimeve konfidenciale të “Balkan Web”, oficer i policisë me shërbim në sallën operative në Komisariatin e Policisë në Sarandë, Zenel Zeneli ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në hyrjen e jashtme të pallatit, teksa po dilte për në punë. Trupi i 50 vjeçarit është dërguar në morg pë t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Dyshohet se oficeri ka pësuar atak kardiak./

Lajme te ngjashme