Home Aktualitet Ambasada shqiptare, njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë në Greqi

Ambasada shqiptare, njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë në Greqi

nga Editor

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare një informacion me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin grek. Bëhet fjalë për procedurat mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë.

Sipas ambasadës, pranë këtij institucioni kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020.

NJOFTIMI I AMBASADËS
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.
Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.
Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00
“Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: consulate.athens@mfa.gov.al
1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT
Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

Lajme te ngjashme