Home Aktualitet Humb betejën me Covid-19, shuhet këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare

Humb betejën me Covid-19, shuhet këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare

nga Editor

Një tjetër artist nuk e fiton betejën me Covid-19. Pas një beteje rreth 4-javore dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare, Rainita Pupi. Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare.

Familjarët e saj kërkuan ndihmë për mjekim më të specializuar për këngëtaren por Covid-19 i mori jetën. Me gjithë përpjekjet e shumta për ta shpëtuar, ajo është ndarë nga jeta të premten mbrëma, duke lënë pas një dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak.

Artistja 52-vjeçare ka lënë pas një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut të madh artistik në Fier që do të jenë një thesar i çmuar për Fierin dhe jo vetëm. Pupi ishte pjesë e Ansamblit ”Myzeqeja” teksa mësohet se ajo nuk vuante nga sëmundje tjetër bashkëshoqëruese por betejën me Covid-19 nuk e fitoi dot.

Rasti i Pupit ishte i ngjashëm me atë të skluptorit Arben Bajo, i cili kishte nevojë për trajtim me plazmë. Terapia me plazëm po përdoret gjerësisht në vendet e tjera, për kurimin e të sëmureve me Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje pacientëve që kanë kaluar Covid-19, që të dhurojnë gjak.

Lajme te ngjashme