Home Aktualitet Mjetet e ujit në plazhe, autoritetet nuk verifikojnë respektimin e rregullave

Mjetet e ujit në plazhe, autoritetet nuk verifikojnë respektimin e rregullave

nga Editor

Vdekja tragjike dhe misterioze e 17-vjeçares gjatë xhiros me motor uji në plazhin e Velipojës, është një kambanë alarmi për autoritetet dhe për ata që i përdorin këto mjete. Stacionet e motorëve të ujit në Vlorë, mësohet se janë pranë plazheve të Luksit, Dhërmi, Himarë, Drimadhes, ndërsa janë shtuar gomonet dhe skafet në funksion të turizmit.

Edhe aty nuk mungojnë rastet e shfaqjeve në det. Plazhet janë të ndara me sinjalistikë, në pjesën më të madhe, por sërish pushuesit thonë se ka raste kur rrezikojnë seriozisht. Ata që skafet i kanë vendosur në shërbim të turistëve thonë se veprojnë duke respektuar rreptësisht rregullat e forta të lëvizjes në det.

Pas ngjarjes tragjike të 17-vjeçares, motorët e ujit në Velipojë janë ndaluar të dalin në det deri në verifikimin e dokumentacionit. Veç kontrolleve të zakonshme, në të gjithë bregdetin nuk pati angazhim të shtuar nga agjencitë për të verifikuar respektimin e rregullave të lëvizjes së mjeteve ujore që në vazhdimësi kanë shkaktuar ngjarje të rënda në brigjet shqiptare.

Lajme te ngjashme