Home Aktualitet Aksident në Tiranë, plagoset drejtuesi i një motori

Aksident në Tiranë, plagoset drejtuesi i një motori

nga Editor

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja është shënuar pranë Shkollës “Çajupi”, ku siç shihet në foto një motor është rrëzuar në mes të rrugës.

Për pasojë, është lënduar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lajme te ngjashme