Home Aktualitet Ardian Dvorani kërkon rikthimin në KED. Berisha: Vendi i tij është në qeli!

Ardian Dvorani kërkon rikthimin në KED. Berisha: Vendi i tij është në qeli!

nga Editor

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka kërkuar sot rikthimin në detyrën si anëtar i KED. Dvorani u largua nga KED pasi kishte mbajtur mandatin në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, raporti i Komisionit të Venecias e bënte atë përgjegjës për krijimin e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje kërkesën e re të Dovranit për t’u kthyer në KED. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se Dvorani e ka vendin në burg, pasi sipas tij fshehu 100 milionë lekë ne procesin e vetingut si dhe ka dhunuar ligje e Kushtetutë.

“Adrian Dvorani po kërkon KED! Ai me mbështetjen e narkomafies me në krye Edvin Hajdutin, kërkon të rikthehet ne Komisionin e Emërimeve në Drejtësi, KED. Miq, ju duket e pabesueshme, por ish-gjykatësi që qëndroi në detyrë 7 vjet pa mandat, që ka vendin në qeli sepse fshehu 100 milionë lekë në procesin e vetingut, që vendoste për vite në Gjykatën e Lartë me tezakun e tij, që dhunoi ligje dhe kushtetutë në krye te KED, konstatuar kjo edhe nga Komisioni e Venecias, kërkon te rikthehet në krye të KED për të vazhduar misionin e tij në shërbim të partisë”,- shkruan Berisha.

Ai shton se vendi i Dvoranit, për shkeljet ligjore që ka bërë, është në burg. “Me këtë kërkesë mafiozi Dvoran dëshmon për të shumtën e të shumtën herë se jo ligji, kushtetuta, por krimi dhe keqperdorimi i tij janë etje e pashuar e tij. Nëse ka blerë apo rregulluar me urdhër të Edvinit ndonjë anëtar në KED nuk mund të them, por atë që mund te themi miq është se ky dhunues i ligjeve dhe kushtetutës, vendin e ka në biruce”-shkruan Berisha.

Lajme te ngjashme