Home Aktualitet Hetimet e dosjes nr.339 tregojnë se Rilindja vodhi 15 mandate deputeti

Hetimet e dosjes nr.339 tregojnë se Rilindja vodhi 15 mandate deputeti

nga Editor

Në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, manipulimet e vitit 2017 mbeten më flagrantet. Jo sepse më parë nuk ka pasur manipulime, por asnjëherë vjedhja e votave nuk ka qenë e organizuar në rang kombëtar dhe në bashkëpunim të hapur me krimin e organizuar. Provat e manipulimit nuk janë akuzat e partive apo denoncimet e mediave. Faktet më të forta të  këtyre manipulimeve janë siguruar nga institucionet e drejtësisë, me përgjime të ligjshme të prokurorisë. Dosja e Durrësit që njihet me numrin 339 dhe ajo e Dibrës me numrin 184 janë me dokumentet më fakte përvëluese që zbulojnë skemat e rilindjes për grabitjen e zgjedhjeve. Dosja e Dibrës ende nëpër dyer e prokurorisë dhe asnjë gjyqtar me apo pa Vetting nuk pranon t’i japë drejtim. Ndërsa Dosja e Durrësit është drejt mbylljes duke hetuar komisionerë që kishin vdekur ose të tjerë pa asnjë rëndësi politike. Asnjë prej personazheve të rëndësishëm që rezultonin se vidhnin votat për rilindjen, zyrtarë të bashkisë dhe njerëz afër kupolës qeveri nuk u morën kurrë nën hetim.

Përgjimet e kësaj dosje nisën nga prokuroria për të hetuar trafikun e drogës dhe grupet kriminale në Durrës, Kavajë dhe qytete të tjetra. Por nga trafiku i drogës në përgjime u zbuluan komunikimeve të politikanëve, deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë Durrës, Shijak, etj me drejtues të bandave për vjedhjen e votave. Nga ato që nxjerrin përgjimet vetëm në Durrës dhe Shijak janë manipuluar nga 5 deri në 10 % të votave. Me këtë mesatare vjedhjesh, në çdo qark rilindja ka marrë të paktën nga një mandat në mënyrë të pamerituar. Duke ju referuar këtyre përgjimeve, Sekretari i  Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi dje se janë 15 deputetë që Rilindja i ka marrë në mënyrë të paligjshme. “Përgjimet e Niçes famëkeq të organizatës mafioze të Avdylajve gjatë fushatës elektorale 2017, konfirmojnë mashtrimin elektoral të organizuar nga Edi Rama, që i dha atij të paktën 10-15 deputetë pa vullnetin e qytetarëve”,- tha dje Sekretari i PD-së. 10 apo 15 mandate të manipuluara tregojnë se në 2017 në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje, por një fushatë vjedhje votash që ka sjellë në pushtet në mënyrë të pamerituar një forcë politike.

Fatkeqësisht krimi më i madh elektoral i zgjedhjeve të Durrësit edhe pse i dokumentar nga prokuroria ka mbetur i pandëshkuar dhe po mbyllet nga drejtësia re. Dosja 339 ishte  ndër sfidat e parë të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Fakti që përfundoi me hetimin e komisionerëve të vdekur dhe me arrestime komisionerësh që kanë zbatuar urdhrat vëndos në pikëpyetje gatishmërinë e SPAK për hetimin e krimit elektoral. Hetimi do të ishte normal nëse shkonte deri te ata që udhëruan vjedhjen dhe përfituan nga manipulimi i votave, sepse komisionerët nuk vepruan me kokën e tyre. Dhe ata që e urdhëruan dihet, janë ata që po gëzojnë pushtetin vjedhur me zgjedhje të parregullta. Kupola e Rilindja që përfitojë nga këto zgjedhje, jo vetëm shpëtoi nga ndëshkimi por ka marrë përsipër të jap leksione demokracie dhe të zgjidhë krizën për vjedhjen e zgjedhjeve në Bjellorusi.

Dhe preku Kushtetutwn nw mwnyrw tw njwnashme me qwllimin pwr ti manipuluar pwrswri zgjedhjet nw prill 2021.

Opozita e Bashkuar ka vetwm njw mwnyrw pwr ta pwrballuar mafien nw pushtet nw zgjedhjet e radhws: Pwrbashkim me çdo parti dhe element antiregjim dhe antiRama.

Mili Xhani

Lajme te ngjashme