Home Aktualitet Qirinj dhe 1 minutë heshtje, nderohen 13 mjekët që humbën jetën nga Covid-19

Qirinj dhe 1 minutë heshtje, nderohen 13 mjekët që humbën jetën nga Covid-19

nga Editor

Para Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mbrëmjen e kësaj të enjte janë ndezur qirinj dhe është mbajtur 1 minutë heshtje, kjo për të nderuar profesionistët shëndetësor që humbën jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. Mbi 12 mijë persona në Kosovë janë prekur me Covid-19, në mesin e tyre edhe profesionistë shëndetësor. 13 prej tyre e kanë humbur jetën.

Udhëheqësit e institucioneve shëndetësore ju bashkuan thirrjes për ndezje të qirinjve e bashkë me ta edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili tha se ndajnë dhimbjen për humbjen e profesionistëve shëndetësorë, por edhe ndjehen krenarë me punën e tyre.

“Si Ministri e Shëndetësisë shprehim konsideratën për punën, përkushtimin e tyre gjatë gjithë jetës në shërbim të qytetarëve të Kosovës me ruajtjen e shëndetit të tyre por fatkeqësisht 13 nga ta pësuan nga virusi Covid-19 dhe ne sot ndajmë dhimbjen por njëherit krenarinë për punën e tyre dhe përkushtimin sidomos gjatë kësaj faze kur po përballemi ne dhe gjithë globi në luftimin e kësaj pandemie”.

Lajme te ngjashme