Vendimi që zbulon farsën, Qeveria i jep vilë dhe palestër Astrit Patozit, firmos Braçe

Read Time:41 Second

Në mbledhjen e qeverisë të datës 25 shtator me anë të një VKM-je qeveria shqiptare i ka dhënë ambiente për përdorim partisë “Bindja Demokratike” e drejtuar nga Astrit Patozi. Vendimi u bë publik pas publikimit në Fletoren Zyrtare më 27 shtator.

Mbledhja është drejtuar nga zv.kryeministri Erion Braçe, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Në fletoren zyrtare, është publikuar vendimi “për dhënien në përdorim, pa shpërblim, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare te partia ‘Bindja Demokratike’, si seli, të vilës nr. 1 dhe të palestrës në krah të saj, në bllokun e ish-vilave gjermane, Tiranë”.

Prej kohësh Astrit Patozi është akuzuar nga opozita si një “patericë” e Edi Ramës, dhe se krijimi i partisë së tij është bërë për të legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. A është ky një shpërblim për Astrit Patozin?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rikthehet Eduart Selami? Ish-rivali hyn në selinë blu, takim kokë më kokë me Lulzim Bashën
Next post Kupa EFL, Skuadra e Liverpulit rrezikon të përjashtohet nga gara