Home Politike Rikthehet Eduart Selami? Ish-rivali hyn në selinë blu, takim kokë më kokë me Lulzim Bashën

Rikthehet Eduart Selami? Ish-rivali hyn në selinë blu, takim kokë më kokë me Lulzim Bashën

nga Albina Hoxhaj

 Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Selami është shfaqur sërish në selinë blu për të zhvilluar një takim kokë më kokë me kryedemokratin Lulzim Basha. 

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se sapo është shfaqur në ambientet e selisë, Eduart Selami ka përshendetur të gjithë operatorët e televizioneve.

E çuditshmja e këtij takimi është se Selami është një nga personat më kritikë ndaj mënyrës sesi Basha po drejton PD-në. Eduard Selami, përveç epiteteve që i ka vënë Bashës si: zhgënjim, gënjeshtar, i dështuar, edhe ka garuar për ta “rrëzuar” atë nga drejtimi i demokratëve. 

Por në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në korrik të 2017 në PD-së, demokratët sërish i bësuan më shumë Bashës. /dosja.al/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!