Home Aktualitet Kallëzimi ndaj Blendi Gonxhes, zbulohen dy kompanitë përmes të cilave përfitoi miliarda me tendera

Kallëzimi ndaj Blendi Gonxhes, zbulohen dy kompanitë përmes të cilave përfitoi miliarda me tendera

nga Editor

Aktivistë të “Nismës Thurje” kanë dorëzuar këtë të Enjte në SPAK kallëzimin penal për kreun e Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe. Akuzat që janë ngritur ndaj Gonxhes janë për veprat penale: Shpërdorim detyre, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe prishje të pabarazisë në tendera.

Një prej aktivistëve të “Nisma Thurrje” sqaroi pas depozitimit të padisë se, Blendi Gonxhe, gjatë detyrave si kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës si dhe Drejtori i Transportit Rrugor, ka përfituar para publike nga taksat e shqiptarëve në mënyrë të paligjshme.

Gonxe akuzohet për përfitim tenderash në kundërshtim me ligjim përmes dy kompanive: “ALBARENT” SHPK, qësipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesitështë në pronësi të tij dhe “ATD”. Kjo e fundit, sipas “Nisma Thurrje”, është një kompani koperturë pas të cilës fshihet zyrtari i lartë.

‘Skema e përfitimit të parave publike në mënyrë të paligjshme’

Një prej përfaqësuese të “Nisma Thurrje” foli për skemën e përdorur nga Gonxhe “në përfitimin e parave publike në mënyrë të paligjshme”.

“Sot i kemi paraqitur prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion fakte dhe prova në lidhje me implikimin dhe shkeljen e ligjit që zoti Blendi Gonxhe ka bërë duke qenë nën detyrat e drejtorit të agjencisë së parqeve dhe rekreacionit në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor. Duhet thënë se gjatë kohës menjëherë pas marrjes së detyrave shtetërore nga zoti Gonxhe, kompanisë së tij, të lidhura me të apo partnere, i kanë vërshuar para lumë nga buxheti i shtetit. Vetëm në 5 vitet e fundit, kompanisë “Albarent”, e cila operon po në fushën e transportit, që është në pronësi të z. Gonxhe, ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 200 milionë Lekë. Para këto nga taksat tona që kanë shkuar drejtpërdrejtë në xhepin e zotit Gonxhe. Po ashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se zoti Gonxhe, këto para i ka përfituar duke ushtruar ndikimin e vet të paligjshëm i funksionar i lartë shtetëror”, tha ai.

“Nga ana tjetër, kompania ATD, një kompani partnere e kompanisë ALbarent ka përfituar në gjashtë vitet e fundit rreth 6 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ekziston dyshimi i arsyeshëm nga lidhjet e faktuara dhe të paraqitura para SPAK midis dy kompanive “Albarent” dhe “ATD” se, kompania “ATD” është një kompani koperturë e përdorur nga zoti Gonxhja për ti përfituar vetë paratë publike dhe fondet që kompania “ATD” ka përfituar gjatë këtyre viteve. Skandali shkon edhe më tej kur 400 milionë Lekë nga 600 milionë euro që u përfituan nga kompania ATD, janë akorduar gjatë kohës që z.Gonxhe ka qenë drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po me firmën e tij”, shtoi.

Deklarata për Kakavijën

Përfaqësuesi i “Nisma Thurrja” u ndal dhe te deklarata e Gonxhes për ngjarjen në Kakavijë.

“Duhet thënë se me lekët e përfituara paligjshmërisht nga këto procedura tenderimi mund të ishte blerë një helikopter për spitalin e Gjirokastrën, që do shmangte tragjedinë e ndodhur para pak ditësh në Kakavijë. Është për të ulëritur fakti që këta zyrtarë jo vetëm vjedhin e shpërdorojnë paratë publike, por duke qenë të pa hetuar dhe të padënuar, marrin guximin që të thonë se ‘nëna e kishte fajin që fëmija u shtyp nga ambulanca’ apo se ‘fëmija u hodh vetë nga ambulanca’ dhe monstruozitete të këtij lloji në kushte apo momentet më kritike të tragjedisë familjare të atyre njerëzve”, u shpreh ai.

Blendi Gonxhe u vu në qendër të kritikave për reagimin e tij lidhur me aksidentin fatal në Kakavijë javën e kaluar, kur një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç. Ky i fundit, bashkë me familjen priste të kalonte doganën në Kakavijë. Ishin ditët kaotike kur emigrantë shqiptarë, u detyruan të prisnin në radhë kilometrike dhe kushte të vështira për të kaluar kufirin.

Lajme te ngjashme