Home Aktualitet Barbare në Pukë/ Të moshuarës i futen me dhunë në banesë, e rrahin, e lidhin dhe i marrin paratë

Barbare në Pukë/ Të moshuarës i futen me dhunë në banesë, e rrahin, e lidhin dhe i marrin paratë

nga Editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kishagji të Pukës ku është dhunuar dhe grabitur nga persona të maskuar një e moshuar.

Faxweb.al mëson se grabitësit kanë dhunuar Mrik Ndoja rreth 70-vjeçe ndërsa kanë hyrë pasi kanë thyer derën e banesës saj, ndërkohë që pasi kanë uhtruar dhunë, edhe e kanë lidhur duke i marrë gjithë të hollat që kishte.

Mësohet se e moshuara ka pohuar se nuk ishte në dijeni për shumën e lekëvë që kanë marrë pasi prej kohësh kursente dhe nuk i kishte numëruar, por përafërsisht mendohet për mbi 1 milionë lekë.

Në të njëjtën zonë edhe më parë kanë ndodhur grabitje të të moshuarve që përgjithësisht jetojnë vetëm por i çuditshme mbetet fati se asnjë nga rastet nuk është zbuluar nga policia.

Lajme te ngjashme