Nëntë kushte për Ramën, dëshmi të një shteti të falimentuar

Read Time:6 Minute, 57 Second

Nga Ermal XHELILAJ

Si asnjëherë më parë gjatë këtyre dekadave të tranzicionit demokratik shqiptar, procesi i miratimit të celjes së negociatave me Shqiperinë nga shtetet anëtare të BE-së, e gjen vendin në një krizë të thellë politike, sociale, ekonomike dhe në një anarki të paprecendentë institucionale, ndërsa sistemin politik shqiptar në një situatë kaotike e konfliktuale, ku aktori kryesor, Qeveria Rama, në kundërshtim me të gjitha parimet themelore kushtetuese të demokracisë e pluralizmit politik është karakterizuar me shumë si një faktor destabilizues sesa po luan rolin e saj kushtetues të rregullatorit bazë të këtij sistemi. Sikurse është evidentuar nga opinioni mbarëkombëtar, media ndërkombëtare, aksioni politik i opozitës së bashkuar, si dhe nga organizmat e ndryshme ndërkombëtar, niveli i demokracisë në vend gjate kësaj periudhe ka pësuar një rënie të konsiderueshme si pasojë e problematikave serioze që kanë karakterizuar sistemin e drejtësise, konfliktualitetit ndërinstitucional, deformimit të sistemit politik, nivelit galopant të korrupsionit qeveritar, kapjes së pushtetit legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor, cedimit të vlerave demokratike e pluralizmit politik, vjedhjes e manipulimin e votave, shkeljes të së drejtave e lirive themelore të njeriut, shkatërrimit të parimeve e vlerave bazë që përfaqësojnë lirinë e mediave, etj. Parë në këtë optikë, shtetet kryesore të BE,-së duke marrë në konsideratë mungesën e evidentuar të progresit të Shqipërisë përsa i përket prioriteteve themelore lidhur me konsolidimin e sistemit demokratik e qeverisjes, sumdimin e ligjit e të drejtave themelore, luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës e korrpusionit, cedimin e standartit të lirisë së mediave, bashkëpunimin dhe dialogun ndërpartiak, eficencës së reformës në drejtësi si dhe rolin kontroversal e të dyshimtë të politikës së jashtme të Qeverisë Rama në rajon lidhur me Kosovën e më tej, janë karakterizuar nga një dilemë serioze nëse duhet t’i japin dritën jeshile Shqipërisë për celjen e negociatave me BE-në apo jo. Pavarësisht regresit të konsiderushëm përsa i përket reformave kryesore në vend dhe problematikave të shumta që pasqyron Shqiperia lidhur me projekt-progresin e prioritetet e përcaktuar nga BE për t’u përmbushur, duke marrë në konsideratë edhe dhënien e një sinjali shpresdhënës për shqiptarët të cilët po braktisin vendin në mënyrë masive, konstruktivitetin e eficencën e politikave të Partisë Demokratike, e cila ka lobuar e mbështetur fort hapjen e negociatave, si dhe për të mos krijuar përshtypjen negative të një ndarje të rrugëtimit drejt Europës të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Bundestagu gjerman vendosi që t’i jepte një “jo” të fortë informale Qeverisë Rama dhe një “po” të vendosur të ardhmes së shqiptarëve dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në thelb, demokracia më e konsoliduar e Europës, me vendimin e saj, inkurajoi shqiptarët dhe klasën politike progresiste në vend, por nga ana tjtetër i dha një shuplake të fortë shtetit të Ramës, të cilin Gjermania në mënyrë indirekte (qëllimisht jo shume diplomatike), me anë të parashtrimit të kushteve përjashtuese për celjen e negociatave, e konsideron të inkriminuar e të falimentuar njëkohësisht. Në këtë këndvështrim, natyrshëm lind pyetja se perse sipas kësaj analize Bundestagu mund ta konsideroj Qeverinë Rama të inkriminuar e për më tepër një shtet të falimentuar. Në rast se fokusohemi qartë dhe i analizojme politikisht drejtë kushtet e përcaktuara nga Bundestagu mbi celjen e negociatave për Shqipërinë, evidentohet në mënyrë të pakontestueshme se kriteret konkrete përfaqsojnë jo vetëm kolonat themelore politike, juridike e sociale ku mbështetet “tempulli rilindas” i Qeverisë Rama, por këto kushte diktojnë thellësisht vetë ekzistencën e shtetit të Ramës, duke pasqyruar elementë esencial kushtetues në mungesë të së cilave veprimtaria e një shteti pushon së ekzistuari. Në terminologjinë kontekstuale të marrëdhenieve ndërkombëtare këto shtete konsiderohen “failed states”. Rrjedhimisht, po të marrim në analizë kushtet e përcaktuara nga Bundestagu kuptohet qartë se ato përfaqësojnë fushat themelore jetike ku shteti shqiptar ushtron veprimtarinë e tij bazë. Kushti i parë saknsionon qartësisht domozdoshmërinë për të ringritur dy komponentët thelbësor të sistemit të drejtësisë, konkretisht Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Nuk mund të ketë mirëfunksionim të një shteti të së drejtës e demokratik në mungesë të këtyre institucioneve të larta të drejtësisë, të cilat me veprimtarine e tyre rregullojnë thellësisht marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe sigurohen që shteti ushtron funksionet e tij brenda binarëve ligjor e kushtetues. Nga ana tjetër, kushte të tjera diktojnë nevojën e miratimit e konsolidimit të reformës zgjedhore, si dhe implementimit të saj në praktike. Sipas parimeve e vlerave demokratike të pasqyruara në të drejtën kushtetuese, korniza ligjore kushtetuese përfaqëson një komponent kardinal të patjetërsueshëm lidhur me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur një qeveri legjitime e demokratike e cila shreh vullnetin e shumices së elektoratit sipas standarteve demokratike, e cila gjatë procesit të votimive të këtyre viteve të fundit ka munguar. Një kusht tjetër esencial ka të bej me ndjekjen penale të gjykatësve e të prokurorëve të cilët nuk kanë kaluar vetingun, si dhe të të akuzuarve për manipulim, shantazh dhe shitblerje votash. Nuk mund të ketë kurrsesi një shtet normal e aq më tepër një shtet të së drejtës, demokratik e pluralist bazuar në të drejtën kushtetuese, e në respekt të se drejtave e lirive themelore të njeriut, në rast se sistemi i drejtësisë drejtohet e ushtron veprimtarinë e tij nga njerëz të cilët kanë abuzuar e dëmtuar rëndë të drejtën e qytetarëve për drejtësi apo kanë favorizuar pushtetarë e funksionar shtetëror për t’i shpetuar drejtësisë. Dhe sigurisht një sistem drejtësie i kalbur nuk mund të ushtroj drejtësi për të penalizuar pushtetarët, deputetët apo funksionarë të larte shtetëror, të cilat kanë abuzuar e deformuar votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, sikurse Qeveria Rama ka bërë gjatë kësaj periudhe. Dosja e Shijakut, Dosja e Dibrës dhe “denimi” qesharak i ish minitrit të brendshëm nga gjykatat shqiptare janë shëmbëlltyra më e keqe e kësaj qeverie të inkriminuar me sistemin e saj të kapur të drejtësisë. Formimi e funksionimi i SPAK-ut, në kuadër të sistemit të drejtësisë, të cilin kjo qeveri po e zvarrit qëllimisht duke marrë në konsideratë frikën e pushtetarëve të sotëm për t’i shpetuar drejtësisë, është një tjetër kusht themelor i përcaktuar sakte e qartë nga ligjvënësit gjermanë. Kjo tregon se Qeveria Rama, tashmë rreth 7 vite në pushtet, mund të shihet nga vendet e BE-së si një strukturë shtetërore që nuk ka objektiv kryesor reformimin e sistemit të drejtësisë por bazohet në një propagandë e fallsitet që më shumë pengon reformën e drejtësisë sesa kontribon në konsolidimin e saj. Kushti tjetër për rezultate konkrete në luften kundër korrupsionit e krimit të organizuar është evidence se në sytë e ndërkombetarëve Qeveria Rama nuk ka bërë asgjë lidhur me penalizimin e mega-korrupsionit qeveritar dhe krimit e trafikut të drogës, që tashmë mund të konsiderohet i lidhur ngushtë me shtetin. Për më tepër, kushti që Gjykata Kushtetuese në vijim të formimit të saj të shprehet lidhur me ligjshmërinë e procesit të vitimeve të 30 qershorit, është një tjetër indicie se Bundestagu ka rezerva serioze me votimet moniste konkrete. Një shtet, sikurse Shqipëria, i cili nuk mund të zhvilloj një proces elektoral legjitim bazuar në normat demoktarike të shprehura në standartet ndërkombëtare dhe të drejtën kushtetuese, kurresesi nuk mund të konsiderohet një shtet funksional demokratik e aq më tepër shtet i së drejtës. Në fund kushti tjetër përjashtues nuk mund të ishte përvecse i lidhur me reformën në administratën publike, e cila në Qeverinë Rama është thjesht një fasadë e propagandë, ku mungon meritokracia, ku korrpusioni është kthyer tashmë në një normë zakonore, ku administrata është mbushur me militant të paaftë e njerëz mediokër të komanduar nga qeveria parti dhe Rilindja. Bazuar sa më sipër, është qartësisht e konceptueshme përse kjo Qeveri në këndvështrimin e shteteve të BE –së jo vetëm që nuk përmbush normat më elementare për t’u bërë pjesë e celjes së negociatave me BE-në por mund të konsiderohet një Qeveri e falimentuar. Vendimi pozitiv i Bundestagut është një konfirmim i mbështetjes që populli shqiptar dhe jo qeveria ka nga shtetet e BE-së. Por njëkohësisht është përgjithësisht edhe një konfirmim i delegjitimitetit që Qeveria Rama përfaqëson në kontekstin e marrëdhënieve ndërshtetërore brenda BE-së. Dalja nga kjo krizë e rëndë politike e institucionale që ka mbërthyer vendin, dikton domozdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme të cilat do t’i kthejnë legjitimitetin procesit të demokratizimit të vendit si dhe të drejtën qytetarëve shqiptar për të shprehur vullnetin e tyre të lirë për një qeveri legjitime dhe shtet të së drejtës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tre ngjarje, një dorë
Next post Përgjigjja epike e Presidentit Meta: Si mund t’i trembet Venecias “Luani i Artë i Venecias” për këtë vit