Home Aktualitet Durrës/ “Po mbytem, po mbytem”, 65-vjeçari del i pajetë në breg të detit

Durrës/ “Po mbytem, po mbytem”, 65-vjeçari del i pajetë në breg të detit

nga Editor

Dalin foto të 65-vjeçarit i cili u mbyt duke u larë sot në det. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45 në lagjen Nr.13 të qytetit të Durrësit. Viktima, i paidentifikuar ende, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ka kërkuar ndihmë, menjëherë pasi u fut të lahej në det.

Ai sipas dëshmitarëve ka bërtitur disa herë “po mbytem, po mbytem”. Për fat të keq, ishte shumë vonë, që t’i jepej ndihmë. Trupin e pajetë e nxori deti afro 2 metra larg bregut, e prej andej kanë qenë pushuesit të cilët e tërhoqën në breg.

Nga pamjet duken momentet e nxjerrjes së trupit në breg nga policia. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe ambulanca, kur ai kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

Burri ishte i pashoqëruar, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e tij. Ngjarja të tilla tragjike të këtij lloji kanë ndodhur shpesh gjatë këtij sezoni në bregdetin shqiptar.

Lajme te ngjashme