Deputetët marrin paga të plota, nuk japin më kontribut për COVID-19

Read Time:1 Minute, 4 Second

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë ndërprerë kontributin financiar për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19 që në fund të muajit maj 2020, duke marrë pagën e plotë si ligjvënës. Referuar dokumenteve për pagat e deputetëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, rezulton se ligjvënësit e kanë marrë pagën e plotë për muajve qershor dhe korrik të këtij viti. Deputetët kanë hequr dorë nga gjysma e pagës neto vetëm gjatë muajve mars, prill dhe maj të vitit 2020, pra për një periudhë tremujore. Në muaj qershor deputetët kanë marrë 118 mijë lekë pagë neto ose 156 mijë lekë pagë bruto. Të njëjtën pagë të palotë deputetët kanë marrë edhe gjatë muajit korrik. Gjatë ditëve të para të muaj prill 2020, në kulmin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga covid-19, anëtarët e Kuvendit dhe shumica e institucioneve të pavarura kushtetuese iu përgjigjën thirrjes së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë covid-19. Më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministrat vendosën të jepnin gjysmën e pagës për përballimin e pasojave financiare të shkarkuar nga kriza covid-19. Gjithashtu, Presidenti Ilir Meta vendosi të jepte gjysmën e pagës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pollo: Në Bjellorusi po ndërhyn Suedia, jo Rama. BE-së i ka ngelur në dorë presidenca OSBE
Next post Durrës/ “Po mbytem, po mbytem”, 65-vjeçari del i pajetë në breg të detit