Home Aktualitet Vasili: Hetohet sesi u informua presidenti dhe nuk hetohet kryeministri që la shqiptarët në mes të 4 rrugëve

Vasili: Hetohet sesi u informua presidenti dhe nuk hetohet kryeministri që la shqiptarët në mes të 4 rrugëve

nga Editor

Thellohet skandali me krizën e refugjatëve shqiptarë në kufi. Qeveria “Rama”, jo vetëm nuk mori asnjë masë për përballimin e krizës, por po heton se cili institucion i dha Presidentit të Republikës dokumentin që tregon se Edi Rama u informua në 5 gusht për bllokimin e kufirit. Dokumenti i Ministrisë së Jashtme njoftonte 10 ditë para qeverinë “Rama” për krizën e pritshme dhe gjatë kësaj kohe qeveria nuk bëri asgjë.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat, tha se në Ministrinë e Jashtme kanë nisur verifikimet për nxjerrjen e dokumentit, ndërkohë që kreu i shtetit ka të drejtën e informimit për veprimet e Ministrisë së Jashme.

I vetmi hetim për ngjarje të këtij dimensioni është që Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur për të zbuluar se si u informua Kreu i Shtetit lidhur me këtë çështje. Pra informacioni që Kreu i Shtetit merr në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me atributet që detyra i jep, pra një informacion krejtësisht zyrtar dhe korrekt, hetohet se përse e vërteta del në shesh. Nuk hetohet fati i mijëra shqiptarëve, nuk hetohet një tragjedi e cila bëri që të humbin edhe jetë njerëzish, bëri që të akuzohet nga qeveria populli, të akuzohet qeveria greke, të akuzohet edhe një fëmijë i gjorë që humb jetën si fajtor që ndërron jetë, pra ngjarje njëra më e rëndës se tjetra, me pasojat më të rënda dhe më katastrofike, nuk hetohen nga Prokuroria Speciale”,- deklaroi Petrit Vasili.

Nënkryetari i LSI-së tha se Prokuroria Speciale nuk ka bërë asnjë hetim për shpërdorimin e detyrës nga qeveria “Rama”, me mos marrjen e masave.

S’ka lëvizur gishti. Prokuroria Speciale që është e gatshme të merret me gjërat më të parëndësishme të këtij vendi, që nuk merret jo me peshqit e mëdhenj, por as edhe me cironkat, këtë peshkaqenin e madh që shpërdoron detyrën ditën për diell dhe që e ka të shkruar e zeza mbi të bardhë, pra dy javë rresht kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme është shëllyer në diell në Dhërmi dhe në Jalë. Nuk ka lëvizur gishtin nga pushimet. Ai dhe ministrat e tij të njoftuar gjerë e gjatë, në mënyrë të veçantë ministri i Brendshëm, gjithë personat në detyrë në Ministrinë e Jashtme dhe ministritë e tjera, por kryeministri i pari si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Pra nuk ka asnjë hetim për këtë shpërdorim që mund të prodhojë pasoja katastrofike dhe hetim ka se përse kjo e vërtetë u bë publike dhe shqiptarët u njohën se ç ‘qeveri të papërgjegjshme dhe të kriminalizuar që kanë”,- deklaroi Vasili.

Lajme te ngjashme