Home Aktualitet Arben Malaj: Një vit para zgjedhjeve të ndalohen koncesionet dhe parimi “Një pallat-Një votë”

Arben Malaj: Një vit para zgjedhjeve të ndalohen koncesionet dhe parimi “Një pallat-Një votë”

nga Editor

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj shprehet se një vit para zgjedhjeve duhen ndaluar me ligj dhëniet e koncesioneve nga qeveritë. Reagimi i Malajt vjen si replikë ndaj ish-kolegut Petro Koçi, i cili ka kundërshtuar dhënien e dekoratës nga Presidenti për ish-Presidentin Rexhep Meidani.

“Një vit përpara zgjedhjeve duhen bllokuar qeveritë te japin koncesione dhe te krijojnë miliarda euro borxhe. Ndërsa për bashkitë, siç ka theksuar me të drejtë kolegu im Petro Koçi pak vite më parë, duhet tu ndalohet përgjithmonë fenomeni korruptiv “Një pallat – Një votë””,- shprehet Malaj në një postim në Facebook.

Ish-ministri shprehet se “në vendet me institucionet e dobëta ku qeveritë rezultojnë te korruptuara dhe të kapura, ku braktisja e vendit kthehet në plagën me te rende shoqerore, propozohet qe nje vit perpara zgjedhjeve te ndalohen keto qeveri te miratojne koncensione dhe partnerite publike afatgjata qe krijojne miliarda euro borxhe te renda per disa breza.

Ka shume menyra per ti sherbyer vendit tende por me kryesorja eshte te vendosesh interesat e vendit mbi interesat personale. Dekorimi i ish-Presidentit Meidani i bene nder cdo socialisti te vertete, te cilet deri para pak kohe kishin edhe nje parti te tyre me kete emer.”.

Lajme te ngjashme