Sipas një informacioni paraprak të policisë së Fierit, një grua ka humbur jetën në mesditën e sotme. Dyshohet se shtetasja R.D, ka rënë nga kati i dytë. Si pasojë e plagëve të mëdha, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.