Home Aktualitet Marrëveshja për Qeverinë e re në Maqedoni, Meta: Të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë!

Marrëveshja për Qeverinë e re në Maqedoni, Meta: Të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë!

nga Editor

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka quajtur një lajm shumë pozitivë marrëveshjen e arritur për Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se “Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës”.

Një apel e ka edhe për klasën politike shqiptare, teksa nënvizon se “Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera”.

Mesazhi i Metës:

Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera.🇦🇱 🤝🇲🇰

Lajme te ngjashme