Home Aktualitet Braimllari: Rama dhe Beqaj tallen me mundin e emigrantëve

Braimllari: Rama dhe Beqaj tallen me mundin e emigrantëve

nga Editor

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar për qëndrimin, e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili tha se shtetit shqiptar nuk duhet të bëjë tamponë falas për emigrantët që paguajnë taksa në Greqi.

“Ilir Beqaj sot duhet te ishte në burg për koncensionet klienteliste. Thotë që qeveria nuk paguan për tamponët sepse emigrantet paguajnë taksa ne Greqi. Por harron ky njeri i korruptuar deri në palce që remitancat kane 30 vite që e mbajnë këtë shtet. Rama dhe Beqaj mendojnë vetëm si të rrjepin qytetarët, të tallen me djersën e emigranteve dhe këto para t’ja çojnë Vilmës dhe PPP-ve të kryehajdutit Beqaj”,- deklaron Endrit Braimllari.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në një shkrim të publikuar në media thotë se shteti shqiptar nuk mund të bëjë testime falas për emigrantët shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë. Sipas tij, emigrantët i paguajnë taksat në Greqi dhe qeverinë jonë nuk mund të përballojë shpenzime të tilla.  “T’i kërkosh qeverisë shqiptare të sigurojë falas tetstimin molekular të personave rezidentë në Greqi do të thotë t’i kërkosh qeverisë shqiptare të shpenzojë para publike (në këto kohë të vështira për financat e vendit, qoftë publike e qoftë familjare) në funksion të mospërhapjes së Covid 19 në vendin fqinj”,- shkruan ish-ministri.

Lajme te ngjashme