Home Aktualitet Shkollat do të hapen/ PD ngre 7 pyetje për ministret e Ramës: Si do të zhvillohet mësimi?

Shkollat do të hapen/ PD ngre 7 pyetje për ministret e Ramës: Si do të zhvillohet mësimi?

nga Editor

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar për deklaratën e Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për hapjen e shkollave më 14 shtator duke ngritur 7 pyetje.

Në një postim në rrjete sociale, Vokshi thotë se dalja e ministreve krijoi paqartësi ndërsa qeveria nuk ka asnjë plan. “Një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar sot udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë”, thotë ish-deputetja ndërsa rreshton pyetjet për të cilat nuk u komentua në deklaratën e 2 ministreve.

Aty kërkohen detajet se si do të zhvillohen orët mësimore për nxënësit në këtë periudhë pandemie, ndërsa ngriti pyetjen edhe për fëmijët që kanë studiuar në shkollat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Postimi i plotë: Deklarata e qeverisë për rihapjen e shkollave në shtator u bë në nxitim e sipër, nën presionin e vazhdueshëm të PD. Dalja e dy ministreve krijoi më shumë paqartësi sesa dha sqarime, sepse qeveria nuk ka asnjë plan.

Një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar sot udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë.

•Sa të gjata do të jenë orët e mësimit? • Me sa turne do të jetë mësimi në Tiranë, ku shumica e shkollave janë me dy turne? • Me sa nxënës do të jetë një klasë? • Ku do të mësojnë nxënësit e shkollave të shkatërruara pas tërmetit?

•Me rritjen e numrit të klasave me turne, sa është numri i mësuesve dhe ndihmës mësuesve që do të punësohen? • Cili është protokolli i sigurisë që do ndiqet në cdo shkollë dhe masat mbrojtëse që do sigurohen nga qeveria?

•Mbi të gjitha, sa është buxheti shtesë për të përballuar pandeminë në shkolla? Nxënësit, studentët dhe prindërit e tyre nuk kanë nevojë për daljet me skype e deklaratat boshe, që nuk sqarojnë asgjë. Strategjia për rihapjen e shkollave duhet të jetë publike.

Lajme te ngjashme