Home Aktualitet E rëndë në Tiranë, foshnja e pajetë gjendet në një kosh plehrash, brenda një kutie kartoni

E rëndë në Tiranë, foshnja e pajetë gjendet në një kosh plehrash, brenda një kutie kartoni

nga Editor

Ngjarje e rëndë në Tiranë këtë të martë.

Një foshnje është gjendur e pajetë brenda një koshi mbeturinash në lagjen “Ali Demi”.

“Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore” – njofton policia.

Foshnja ishte i porsalindur dhe nuk ka pasur shenja dhune në trup.

Kanë qenë banorët ata që e kanë pikasur foshnjen brenda kutisë së kartonit.

Trupi i pajetë i foshnjës është transportuar në morg.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.

Lajme te ngjashme