Home Aktualitet Vrau aksidentalisht shokun, FNSH rrethon dhe kap të riun në Shkodër

Vrau aksidentalisht shokun, FNSH rrethon dhe kap të riun në Shkodër

nga Editor

Policia bën me dije se ka vënë në pranga njërin nga vëllezërit e shpallur në kërkim për vrasjen në Shkodër. Në pranga ka rënë Stjuart Smakaj, që sipas policisë është autori i vrasjes. Policia pasi e lokalizoi rrethoi zonën dhe në bashkëpunim me FNSH-në e arrestoi. I riu nuk bëri rezistencë duke rënë në pranga. Sekuestrohet edhe arma e zjarrit e modifikuar. Në kërkim vijon që të jetë vëllai i tij, Sebastian Smakaj 29-vjeç, kampion i Taekwondo-s në Shkodër.

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e së hënës rreth orës 21:45 minuta në lagjen “Perash” dy vëllezërit Smakaj pranë shtëpisë së tyre dhe viktima Gledis Kraja, shoku i ngushtë, u konfiktuan me një tjetër person. Debati agravoi dhe Sebastian Smakaj mori armën tip automatik duke hapur zjarr në drejtim të makinës që ndodhej shënjestra, një kamionçinë.

Shënjestra arriti që të shmangej duke u larguar me shpejtësi me makinë dhe plumbat e zbrazur nga Sebastian Smakaj kapën shokun e tij, Gledis Kraja që ishte në makinën e tij, duke e plagosur rëndë. I riu u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja, makina tip ”Ford” ku ndodhej ish-futbollisti i Vllaznisë u bë shoshë nga plumbat. Policia sekuestroi dy makina të palëve të përfshira në konflikt. Pas ngjarjes autori me vëllanë, Stjuartin 23-vjeç u larguan me një makinë tip ‘Peugeot’ ngjyrë gri.

Gledis Kraja pasi hoqi dorë nga futbolli, aktualisht punonte në një kompani dezinfektimi. Kraja ka qenë futbollist tek ekipi i Vllaznisë në vitin 2013. Vëllai i vogël i autorit, Stjuart Smakaj është person me precedent penal. Në vitin 2015 ai u arrestua së bashku me 3 persona të tjerë, pasi sulmuan tre punonjës policie me levë hekuri dhe sende të tjera metalike duke i plagosur.

Lajme te ngjashme