Home Aktualitet Agron Gjekmarkaj: Planet e kryeministrit për heqjen e 5 ministrave në shtator

Agron Gjekmarkaj: Planet e kryeministrit për heqjen e 5 ministrave në shtator

nga Editor

Nga Agron Gjekmarkaj-
E pat parashikuar me atë intuitë burimore të njeriut, i cili njeh veten mirë kur tjetër bën e tjeter thotë…! Në atë brazdë kundershtie që hapet në ndergjegje nga kjo mosperputhje gjet forcen për të thirrur “padre, padre padre” në emisionin “Real Story”, nga mesi i salles së Teatrit të Operas së Baletit, pasi shëmbi atë tjetrin “Teatrin Kombetar”!

E ndiente që i duhej një prift e një rrefyestore Kryeministrit tonë dhe “Kronika e Veres” me bujarinë që e karakterizon kur të gjithë e për gjithçka janë bërë kurrnacer ja gjet të dyja si një lutje që bëhet thagem!

Pas atij zinxhiri biblik makinash dhe njerezish në Kakavijë i duheshin. Ata flinin e rrinin nëper automjete, natë ditë derisa më në fund Majko me Hiresinë e tij Janullatus e zgjidhi duke i shkallmuar portat e doganes për qytetaret e drobitur.

Ata iken duke lënë pas në dy anet e rruges barin e djegur për 27 km nga acidi i shtuar prej jashqitjes tëpkë të fortë e të trashë, e cila karakterizohej nga mugesë e ujit. Ketu debati sapo është ndezur dhe në qender të tij si në mes të një cikloni veror u gjet pikerisht ai, i gjati, i forti, i paepuri, Edi Rama mbi koken e të cilit fluturojnë sharje, mallkime, shishe, tapa, monedha, vezë, rraqe të kompozuara nga fjalë!

Tit Vasili e quajti “korb të zi”. Pas kesaj Titi në korridorin e selisë u prit me entuziazem:“ Tit, Tit ti je hero LSI shumë ty të do” therrisnin në kor Kerpaçi, Braimllari, Nasipi dhe Haxhinasto të perlotur sikur të kishin gjetur Demostenë! Aty nuk duruam më, u prekem, vetmia e tij mberriti në mesin tonë, halli po kaq dhe i bëmë një telefon në të vonë.

Miku i mirë në ditë të keqe. Ashtu u gjetem edhe ne kur na iken personazhet. Ai na dha të vetet. Në fillim biseda nuk ishte e qartë se valet e detit në Dhermi ishin të trazuara bash si shpirti i Kryeministrit, po më pas u qetuan krejt njesoj si ai pas rrefimit.

“E patë?” foli më zë të shuar “ç’më punoi Majko? Foli si shpetimtar me Janullatusin, kinse si ortodoksi me ortodoksin e sigurisht mbi shpinen time ka ngarkuar një mal me akuza duke me injoruar mua si Kryeminister dhe Minister i Jashtem, ndersa të voglin Gent e ka trajtuar sikur të jetë eksiq ose inegzistent. Më thonit ju që ka ambicje për të më zënë vendin po kush e besonte, e gjykoja si intrigë për të ma qitur në thepin e perbuzjes.

Ta shohin ç’do t’u punoj me listen e re. Në fakt se kam dashur kurrë. Për ta tallur i dhashë një kinse ministri folklorike që ai e pranoi, por ja që u hakmor duke ndenjur urtë si gjarpri nën gurë. Pas kesaj doli e falenderoi Forcat e Armatosura e ato të policisë sikur unë të mos isha gjallë, pra si zot vendi. Praktikisht më akuzoi faqe njerëzisë si i deshtuar në politikë të jashtme, por edhe në menaxhim. La të kuptohet që kjo është shkretetira e një shteti që nuk ekziston më në leter, por ende është nocion gjeografik”!

Degjonim me frymen ndalur kur vijoji : “Testova edhe Shametin, Çuçin e Ahmetajn të cilet m’i njohin shijet dhe e dinë çfarë dua dhe nuk dua unë, por njesoj e gjykonin si pabesinë e madhe, ekzibicionin e Pandit, madje ku e ku më të rënde se ajo e Kakavijes, me të qarë e kujë e bënin konstatitimin! S’dija ç’të bëja, t’i qaja hallin vetes apo atyre, dridheshin burrat si purteka. Erdhi si mallkim ai fluks, ai nomadizem për t’u shperngulur të gjithë për një ditë.

Pata gjetur rehatin. Të gjithë merreshin me Ben Blushin. Unë dhe ministrat e mi ferkonim duart, ‘mbaje zot’ uronim, e bëja notin i qetë, këtu afer kisha pothuaj gjithë kabinetin se kanë vilat, por befas magjia u prish krejt si mallkim dhe kjo javë me thirri në skenë mua. Zoti më pastë në hater e i kthehen prapë atij”

Morem guximin t’ja nderprisnim rrefimin për të kuptuar ndonjë gjë më shumë për simboliken e luges që Pandi e futi në thashethemnajen popullore! “ Eh luga, luga” ngriti zërin “ të gjithë me lugë në brez i kam, te luga u rri gjuha, më të po ma gerryejnë dheun poshtë karriges si urithet duke krijuar pirgje rreth vetes. E dija që e kanë këtë ves, deri diku më pelqente se keshtu jua kujtoja herë pas here me një tundje koke, po se mendoja kurrë se ishin kaq punetorë dhe të paepur, rracë tahmaqaresh.

Po mendoj të ndryshoj 5 (pesë) ministra në shtator, Besen, Gentin, Sandrin, Denajn dhe Shalesin, por kush ja di mendjen Ilir Metes, druaj se nuk m’i shkarkon, ose nuk me dekreton të rinjte e m’i le si xhenaze në mes të rruges, po shpetuan t’i puthin të prapmen atij, t’ja bëjnë gropë se për mua e kanë prerë bileten. Eh more të uruar ju jeni moralistë e naivë, pushteti është vrap me pengesa ku herë pas herë kthehesh e pastron m….!

Ja psh kam një farë tipi që dikur militonte si anëtar keshilli për PD-në në një komunë, donte të bëhej kryetar qarku, deputet me atë parti nuk i eci, po ama nuk hoq dorë, erdhi tek ne, me kembengulje e lebyrje stoikesh qeraste me pica Sandrin, bënte shkrime dhe citonte vetë Elisen!

Ju mund të qeshni, por ai është moment që Lideri kap vuajtjen, deshiren, ndezullinë, damarin në ballë si karabush misri për të bërë karriere që sintonizohet më nevojen e tij për sundim ! Ju lutem mendoni çfarë bën për mua duke ditur sa kam unë në dorë ndaj nuk u kurseva i dhashë një post, e di që nuk më zhgenjen?!

Këtë ta mesoni prej meje e bëjnë dhe e kanë bërë të gjithë, është natyra e politikes, por ju gjykoni ex-katedra. Edhe unë kur isha në opozitë e ftoja rininë të merrte fatet e vatanit në dorë kunder Berishes. Tani e bën Presidenti kunder meje, po keshtu vertiten këto gjëra për t’i marrë pushtetin njëri-jatrit.

Asokohe ndaja, humbjet, kauzat dhe kryengritjet etike me intelektualet por ata duhen sa për të ardhur në pushtet dhe në pak muaj perfundojnë pranë opozitave, sepse kështu është natyra e pushtetit dhe natyra e tyre jallane. Pushteti do kopukë e ushtarë, hërë pas herë edhe idiotë, ndersa opozicioni emra të perveçëm, e kam nga eksperienca, kini besim. Unë në ikje jam nga kjo punë, po do rroni e do më kujtoni!”

Nuk dinim si të silleshim, na ngjante se po delironte, herë tjeter na vinte ta mekonim, t’i ofronim një gjoks ku të mbeshteste koken e lodhur, të madhengjyer nga sinqeriteti dhe gezimi që gjetem Kryeministrin e vertete, krejt ndryshe nga ai që shohim në ekran gjithë munxë e perzhitje, por edhe ta nderprisnim na vinte si keq….!

Pikerisht ateherë kur e kishim humbur shpresen se sqima do kthehej asaj nate, kuptuam se u gabuam ! Na habiti me një recitim, një poezi nga më të bukurat e letersisë sonë.

“Atdheu s’është sa sedilja e makines tënde/sa karrigia e zyres /sa dhoma komode/ A me degjon,

Ti qe me flamur të ri u gdhive në mengjes/per ta ndryshuar ndoshta prapë në mbrembje?

Atdheu s’është lojë kalamajsh

Atdheu është dhimbje

O Zot

Dhembje !

E pabesueshme, ishte një nga poezitë e Bardhyl Londos, të cilit nuk po i jepnim vendin e merituar në Kronikë, të perkedhelur në seder nga fakti që Kryeministri po na rrefehej.

Duket i erdhi keq e na shpetoi nga dacka me të cilen Londo noprani na pat kercenuar sapo filluam udhetimin veror në rast harrese. Rruget e Zotit janë të pafundme.

Atdheu është dhimbje, keshtu thonin teksa iknin nga Kakavija edhe shqiptarët e pjekur në diell.

Lajme te ngjashme