Home Koment Jetën 10 vjeçarit ia mori shteti, jo ambulanca

Jetën 10 vjeçarit ia mori shteti, jo ambulanca

nga Albina Hoxhaj

Nga Telnis Skuqi

Sado të përpiqet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mjegulloj aksidentin e Kakavijes (Gjirokastër), tashmë është fakt që 10 vjeçari nuk u aksidentua nga ambulanca, por nga shteti. Pikë!

Rama përpiqet ta devioj këtë skandal, sepse nuk dëshiron të mbaj përgjegjësi për krizën humanitare në Kakavije.

Nëse ai palo polic që u pezullua nga detyra, pasi u publikua një video korrupsioni për të, do të ishte treguar inovator, jo lekistë, 10 vjeçari sot do të ishte me bashkëmoshatërët e tij në Greqi.

Çfarë bëri shteti për ta parandaluar aksidentin, si dhe krizën humanitare? Asgjë!

Së pari: Policia Rrugore nuk ngriti asnjë sinjalistikë provizore të detyrueshme, që deytron drejtuesin e automjetit dhe këmbësorët të bëjnë kujdes. Përkundrazi, ata bënë veprimin e kundërt. I lanë fëmijët në mëshirë të ambulancës.

Së dyti: Çfarë bërë shteti për të përgatitur shofer ambulance? Asgjë! Të gjithë shofërët e këtij shërbimi janë arrogantë. Të jesh shofer autobuzi nuk të bënë automatikisht shofer ambulance, duhen shkollë të veçantë, ashtu siç i ka bota.

Së treti: Çfarë bëri shteti për ta minimizuar krizën humanitare në Kakavije? Asgjë! Shteti u mburr se ka shpërndarë ujë, madje edhe bebelina. Skandaloze!

Së katërti: Çfarë bëri Ministria e Jashtme për ta parandaluar krizë humanitare? Asgjë! Përkundrazi, u dorëzua pa kushte.

Së pesti: Çfarë bëri Kryeministri i Shqipërisë për të zgjidhur krizën humanitare? Asgjë! Emigrantët u përvëluan nga temperaturat e larta, lideri u nxi nga rrezet e diellit. Pasi mbaroi pushimet, u kujtua se një 10-vjeçar ka humbur jetën dhe ende pa folur prokuroria ngriti akuzat ndaj viktimës, ashtu siç bëri me videon e vëllait të ish Ministrit të Brendhshëm, Fatmir Xhafa.

Kakavije tashmë është një skenë krimi. Dikush duhet të mbaj përgjegjësi.

Të akuzosh një fëmijë si shkaktarë të aksidentit ky është fundi i civilizimit.

Shkurt fare: Jetën 10 vjeçarin ia morri shteti, jo ambulanca.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!