Home Aktualitet Presidenti Meta: Kërkoj ndjesë në emër të shtetit shqiptar për vuajtjet e qytetarëve në kufi

Presidenti Meta: Kërkoj ndjesë në emër të shtetit shqiptar për vuajtjet e qytetarëve në kufi

nga Editor

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, ku është shprehur i tronditur me situatën ku u krijua në Kakavijë. Për kreun e shtetit, qeveria fajin ja la Greqisë. Nga ana tjetër, Presidenti ka kërkuar ndjesë në emër të shtetit shqiptar për vuajtjet e qytetarëve në kufi.

”Ditët e fundit jeni tronditur nga situata humanitare që u krijua në Kakavijë. Të moshuar, fëmijë u lanë në kushte teje të vështira. Kam bashkëpunuar me qeverinë, për të kapërcyer sa më parë situatën e pandemisë në vendin tonë. Situata ka të bëjnë me përgjegjësitë e pamarra nga qeveria shqiptare. Qeveria vë gishtin tek pala greke, por është përgjegjësia e saj të marrë përsipër zgjidhjen e situatës. Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare. Situata të tilla ka edhe në kohë normale, sidomos në Kakavijë në muajin gusht, por në këtë kohë pandemie kërkohej një sensibilim, që të parandalohej ajo që ndodhi. Radhët e gjata janë të pajustifikueshme. Këto situata cënojnë integritetin e shtetit dhe rrezikojnë shëndetin e njerzëve”.

Lajme te ngjashme