Home Aktualitet Nuk është aksident, por vrasje me paramendim

Nuk është aksident, por vrasje me paramendim

nga Editor

NGA ERL KODRA

Aksidentet me përplasje makinash ndodhin kudo. Puna është se në Shqipëri ndodhin shumë, tmerrsisht shumë. Dhe më e keqja është se makinat përplasin këmbësorët, madje edhe në mes të qytetit. Kjo është e pafalshme, është krim kundër njeriut.

Nuk më bën zemra të shkruaj për djaloshin 10 vjeçar që u vra nga ambulanca. Sipas të gjitha standarteve ligjore shoferi i ambulancës është fajtori. Dhe ja pse:

Rradha e makinave në pritje është shumë e madhe. Ata njerëz kanë disa qindra orë që presin në temperatura mbi 36 gradë, në një rrugë të ngushtë dhe pa ndarje. Në një situatë të tillë, sipas Kodit Rrugor rruga duhej të ishte ndarë me sinjalizuese plastike, dhe shpejtësia e lëvizjes së makinave të ishte e kufizuar, jo më shumë se 20 klm në orë. Me aq shumë njerëz, ajo rrugë është kthyer në një kamp fushimi.

Ambulanca që lëvizë me 100 klm në orë, në një rrugë pa ndarje, ku krahu tjetër është i populluar me njerëz dhe makina, është një armë vrasëse.

Prandaj kjo që ka ndodhur nuk është aksident, por vrasje me paramendim e shkallës së parë. Përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Lajme te ngjashme