Home Aktualitet Vasili: Kanakaret e kryeministrit kakarisin prap, shqiptarët piqen në diell

Vasili: Kanakaret e kryeministrit kakarisin prap, shqiptarët piqen në diell

nga Editor

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, thotë se kryeministri Edi Rama nuk i shqetëson halli i mijërave shqiptarëve në rrugë të madhe. “Kanakaret presin edhe lavdërime ndërkohë që shqiptarët piqen në diell në Kakavijë. Kanakaret kakarisin nga larg se atje te shqiptaret ne Kakavije nuk shkuan dot”.

Postimi i plotë

Kanakaret e kryeministrit kakarisin prap! Kanakaret e KM-se nuk i shqetëson hiç halli i mijra shqiptareve ne rruge te madhe, që presin në Kakavijë por i sekelldis e i trazon vetëm shqetësimi i Presidentit për ta.

Kanakaret presin edhe lavdërime ndërkohë që shqiptarët piqen në diell në Kakavijë. Kanakaret kakarisin nga larg se atje te shqiptaret ne Kakavije nuk shkuan dot.

Kanakare qe moret qen borxh per termetin dhe qe Pandemine e kthyet ne tragjedi kakarisni dhe doni lavderime, perqafime dhe shtrengime.

Kanakare rrini ne kotecin e KM-se dhe ngrohni veze, pa që bëtë një vërë ne uje kete e mori vesh edhe Europa jo me Shqiperia. Kanakare nje shqelm nga pas shqiptaret jua japin me qejf, sa per lavderime ju rrofte KM-ja.

Lajme te ngjashme