Home Aktualitet Kaos në kufirin me Greqinë, Vasili-Ramës: Kryeministri spektator të mbyllë gojën

Kaos në kufirin me Greqinë, Vasili-Ramës: Kryeministri spektator të mbyllë gojën

nga Editor

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimet e Edi Ramës lidhur me krizën e emigrantëve shqiptarë në kufirin me Greqinë.

Vasili shprehet se kryeministri është autori i krizës në Kakavijë dhe është mirë që të hesht, për sa kohë që nuk po bën asgjë për t’i ndihmuar qytetarët.

I thoni që të heshte ky Korb i Mallkuar, pra KM-ja! Në Kakavije po konsumohet një dramë humanitare që dhëmb shumë. KM-ja është thjesht spektator dhe komentator. Por një komentator që i ngjan një Korbi te Mallkuar: që ndjell keq, që nuk ndihmon, që të lë në baltë, që jua hedh fajin shqiptareve, që nuk lëviz gishtin, që nuk lëviz pushimet, që nuk lëviz ndihmat, që nuk lëviz paratë për të ndihmuar, por dhe kjo është më e liga edhe nuk pushon së foluri zi dhe papushim”,- shprehet Vasili.

Nënkryetari i LSI-së shton se e vetmja gjë që duhet të bëjë Edi Ramë është që të heshtë. “Një ndihme mund ta japë KM-ja: të mbyllë gojën dhe te heshtë”.

Lajme te ngjashme