Home Aktualitet Italia nxjerr dekretin për shtetet që duhet të paraqesin rezultatin negativ të tamponit

Italia nxjerr dekretin për shtetet që duhet të paraqesin rezultatin negativ të tamponit

nga Editor

Qeveria italiane ka vendosur që të gjithë ata persona që hyjnë në shtetin italian nga Malta, Spanja, Greqia dhe Kroacia duhet të paraqesin testin me rezultat negativ për Covid-19.

“Sikurse ndodhi edhe me udhëtarët që mbërritën në aeroportin e Perugia-s me fluturimin e sotëm nga Shqipëria, ora 14:00, ekipet mjekesore italiane të vendosura në aeroport u kryen pasagjerëve tamponin falas, si dhe procedurat e tjera përfshirë deklarimin e të dhënave personale në një formular të posaçëm. Përgjigja e tamponit do të dërgohet pas 48 orësh. Gjatë kësaj periudhe të gjithë qytetarët janë të detyruar të kryejnë karantinimin/izolimin në banesën e tyre në pritje të rezultatit”, njofton Ministria jonë e Jashtme. Por ministria e shendetsisë së Italisë nuk ka vendosur asnjë kontroll për Shqipërinë. Nuk dihet se ku e ka marrë informacionin Ministria e Jashtme Shqiptare.

Me qëllim parandalimin e situatave problematike në regjimin e lëvizjeve të udhëtarëve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tregon listën e shteteve me rregullat përkatëse si më poshtë: Link

Në këtë hapësirë, mund të aksesoni informacionin për shtetin ku doni të lëvizni, kriteret përkatëse dhe procedurat e ligjshme që duhen plotësuar nga ana juaj, për të realizuar kalimin në shtetin tjetër.

Lajme te ngjashme